Ndërlidhjet

logo-print

41 paqeruajtës të OKB-së në rrezik nga Ebola


Pamje mikroskopike e virusit Ebola

Pamje mikroskopike e virusit Ebola

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Liberi ka vendosur 41 pjesëtarë të stafit nën “mbikëqyrje mjekësore”, pasi një anëtar ndërkombëtar i ekipit të tij mjekësor është diagnostikuar me Ebola këtë javë.

Ai është anëtari i dytë i misionit që del pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës.

“Masa është parandaluese dhe ka për qëllim të parandalojë transmetimin e mëtejshëm të sëmundjes”, ka thënë përmes një deklarate misioni i OKB-së.

Dyzetenjë paqeruajtësit është thënë se mund të kenë pasur kontakte me pjesëtarin e infektuar të ekipit mjekësor, emri dhe kombësia e të cilit nuk janë bërë publike.

Sipas shifrave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ebola ka vrarë mbi 4,000 njerëz në Afrikën perëndimore.

XS
SM
MD
LG