Ndërlidhjet

Nikolliq: Serbia do edhe Rusinë, edhe BE-në


Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq.

Serbia synon të vazhdojë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, ka thënë presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, në një intervistë për kanalin televiziv “Rusia 1”.

“Kur kemi vendosur të bëjmë negociata me BE-në, nuk kemi folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë Nikolliq, transmeton B92.

Ai ka thënë se BE-ja edhe ashtu nuk ka politikë të përbashkët në asnjë çështje, andaj qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë nuk duhet të jetë arsye që shteti serb të mos pranohet në bllokun evropian.

“Evropa nuk ka një politikë të përbashkët të jashtme në asnjë çështje. Për shembull, njohja e Kosovës. Nëse ka politikë të përbashkët, përse pesë anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Ato janë: Sllovakia, Rumania, Spanja, Greqia dhe Qiproja. Kjo është shumë më serioze sesa vendosja e sanksioneve ndaj një shteti”, ka thënë Nikolliq.

Perëndimi i ka bërë presion Serbisë që t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG