Ndërlidhjet

Sulme të reja ajrore në Siri dhe Irak


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer gjashtë sulme të reja ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik pranë qytetit të rrethuar sirian, Kobani, të premten dhe të shtunën.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se avionët amerikanë dhe holandezë kanë kryer tre sulme ajrore edhe në Irak, pranë qyteteve Tal Afar dhe Hit.

“Përveç kësaj, forcat amerikane kanë bërë edhe disa furnizime nga ajri, për të ndihmuar forcat irakiane të sigurisë, me kërkesë të Qeverisë së Irakut”, thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore të SHBA-së.

Mësohet se furnizimet kanë përfshirë ushqime, ujë dhe municion dhe janë hedhur përreth qytetit Baji.

XS
SM
MD
LG