Ndërlidhjet

Opozita në Bahrejn bojkoton zgjedhjet


Ilustrim
Ilustrim

Opozita në Bahrejn, e udhëhequr nga shiitët, do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare, të caktuara për muajin nëntor.

Pesë grupe opozitare kanë thënë se refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet “e turpshme” të qeverisë, të cilat “janë përpjekje për të krijuar pushtetin absolut”.

Këto janë zgjedhjet e para që do të mbahen në Bahrejn qysh nga kryengritja e vitit 2011.

Dhjetëra njerëz janë vrarë në atë kohë, kur qeveria ka sulmuar protestuesit.

Protestat dhe trazirat politike, të udhëhequra nga shumica myslimane shiite, kanë qenë të vazhdueshme në Bahrejn.

Protestuesit kanë kërkuar të drejta më të mëdha dhe fund të diskriminimit të komunitetit shiit nga familja mbretërore.

Në Bahrejn ndodhet Flota e Pestë e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG