Ndërlidhjet

logo-print

Putin ndjek samitin e G20-ës


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Australia ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e G20-ës, grupit të ekonomive më të industrializuara.

Ky samit do të mbahet në Brizbën të Australisë më 15 dhe 16 nëntor.

Sekretari i Thesarit australian, Joe Hockey, ka thënë se Qeveria ruse ka konfirmuar se Putin "do të vijë në samitin e krerëve të G20-ës në Brizbën”.

Ka pasur dyshime për pjesëmarrjen e Putinit për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, në lidhje me veprimet e saj në Ukrainë.

Në lindje të këtij vendi, konflikti midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë ka lënë mbi 3,300 njerëz të vrarë.

XS
SM
MD
LG