Ndërlidhjet

Ban apelon për paqe në Libi


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për paqe në Libi, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Tripoli.

Ban u ka thënë anëtarëve të parlamentit se “dialogu nuk ka alternativë” dhe se “luftimet duhet të ndalojnë”.

Ban është shoqëruar nga ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, e cila, muajin e ardhshëm, do të marrë postin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Jostabiliteti në Libi vazhdon që nga përmbysja e Muammar Gaddafit në vitin 2011.

Parlamenti i zgjedhur ka qenë i detyruar të mblidhet jashtë Tripolit, pasi milicitë rivale luftojnë për kontrollin e kryeqytetit.

XS
SM
MD
LG