Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në Bagdad


Bagdad - pamje arkivi
Bagdad - pamje arkivi

Së paku 38 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet me makina bombë në lagjet shiite të Bagdadit.

Zyrtarët kanë njoftuar se në mesin e të vrarëve ka civilë dhe policë.

Sulmet kanë ndodhur në lagjet Kazimja dhe Shula.

Përgjegjësinë për to nuk e ka marrë asnjë grup, por militantët e udhëhequr nga sunitët sulmojnë shpesh popullatën shiite të Irakut.

XS
SM
MD
LG