Ndërlidhjet

Një aeroplan rrëzohet në Iran


Iran
Iran

Raportet nga Irani thonë se shtatë persona – përfshirë tre zyrtarë të lartë të policisë iraniane – janë vrarë nga rrëzimi i aeroplanit.

Ata kanë qenë duke udhëtuar nga Teherani për në provincën Sistan-Baluçistan, për të hetuar sulmet e militatëve ndaj forcave të sigurisë.

Rrënojat e aeroplanit janë gjetur në një zonë malore, mëngjesin e sotëm.

Një komandat i policisë ka thënë se aeroplani nuk është rrëzuar nga ndonjë raketë apo armë tjetër.

Në Sistan-Baluçistan ka shpesh dhunë, që përfshin ekstremistët sunitë dhe kontrabandues të drogës.

XS
SM
MD
LG