Ndërlidhjet

SHBA ndihmon Gazën me 212 mln $


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është zotuar se SHBA-ja do ta ndihmojë rindërtimin e Gazës me 212 milionë dollarë.

Kerry i ka bërë këto komente në konferencën e donatorëve në Kajro.

Së paku 100,000 njerëz në Gaza kanë humbur shtëpitë e tyre, gjatë konfliktit me Izraelin në muajt e verës.

Qeveria palestineze ka kërkuar 4 miliardë dollarë fonde për rindërtimin e Gazës.

Kerry ka thënë se sfida humanitare në Gaza është enorme dhe se populli i Gazës ka nevojë të madhe për ndihmë.

Operacioni ushtarak i Izraelit ka vrarë afro 2,200 palestinezë, shumica nga ta civilë, ndërsa sulmet e militantëve të Gazës kanë vrarë 73 izraelitë, shumica ushtarë.

Konflikti ka zgjatur shtatë javë dhe ka përfunduar me një armëpushim më 26 gusht.

XS
SM
MD
LG