Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një rast i dyshuar me Ebola në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Testet paraprake kanë treguar se një punëtor shëndetësor në Teksas të Shteteve të Bashkuara është infektuar me Ebola.

Ai ka trajtuar viktimën e parë nga ky virus në SHBA. Thomas Duncan ka marrë virusin në Liberi dhe ka vdekur këtë javë në Teksas.

“Një rast i dytë mund të jetë realitet dhe ne jemi përgatitur për këtë mundësi”, ka thënë David Lakey, komisionar i Shërbimeve Shtetërore Shëndetësore, Departamenti në Teksas.

Punëtori shëndetësor nuk është identifikuar.

Shpërthimi i virusit Ebola, i përqendruar në Liberi, Guine dhe Siera Leone, ka vrarë mbi 4,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG