Iraku është goditur nga disa sulme me bomba, të cilat kanë vrarë së paku 67 njerëz në perëndim dhe veri të vendit, ashtu si edhe në kryeqytetin Bagdad.
Sulmet qysh të shtunën vonë vijnë derisa vazhdojnë luftimet midis forcave qeveritare dhe militantëve të Shtetit Islamik.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se forcat irakiane të sigurisë kanë nën kontroll të plotë Bagdadin, pavarësisht sulmeve me bomba në lagjet shiite, që kanë vrarë së paku 38 njerëz.
Sot, zyrtarët në Irak kanë bërë të ditur se nga sulmi me bombë është vrarë shefi i policisë në provincën Anbar, gjenerali Ahmed al-Dulaimi.