Ndërlidhjet

Protesta antiqeveritare në Azerbajxhan


Baku, 12 tetor 2014.
Baku, 12 tetor 2014.

Mijëra mbështetës të opozitës në Azerbajxhan kanë protestuar të dielën në Baku, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Ilham Aliyev dhe fundin e shtypjes së aktivistëve civilë.

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar integrim më të ngushtë midis Bakusë dhe Bashkimit Evropian, si dhe lirimin e të burgosurve politikë.

Protesta është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Forcave Demokratike, një lëvizje pro demokracisë e opozitës së bashkuar të Azerbajxhanit.

Tubimi është lejuar nga autoritetet komunale me kushtin që ai të mbahet në një stadium në një pjesë të largët të Bakusë.

XS
SM
MD
LG