Ndërlidhjet

Sharif s’i përgjigjet ftesës së Malalës


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Një ndihmës i kryeministrit të Pakistanit, Navaz Sharif, ka thënë se ky i fundit ka pak gjasa të ndjekë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe për aktivisten pakistaneze, Malala Yousafzai.

Malala është shpallur këtë javë fituese e çmimit prestigjioz së bashku me aktivistin indian të të drejtave të fëmijëve, Kailash Satyarthi.

Malala i ka bërë thirrje Sharifit dhe kryeministrit indian, Narendra Modi, që të ndejekin ceremoninë e ndarjes së çmimit më 10 dhjetor, në Oslo.

Por, këshilltari i Sharifit, Sartaj Aziz, ka thënë se kryeministri ka një vizitë në Kinë, në atë ditë.

XS
SM
MD
LG