Ndërlidhjet

Pistorius kthehet nesër në gjykatë


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius

Atletit afrikano-jugor, Oscar Pistorius, do t’i shqiptohet dënimi javën që vjen, pasi është shpallur fajtor për vrasje pa qëllim të së dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Dënimi i Pistoriusit pritet të përfshijë disa ditë të argumentimit ligjor, gjatë të cilit gjykatësja Thokozile Masipa do të vlerësojë se çfarë lloj mase t’i shqiptohet atletit me të dyja këmbët e amputuara.

Dënimi për vrasjen pa qëllim është në diskrecionin e gjykatësit dhe mund të shkojë nga dënimi me kusht deri në 15 vjet burgim.

Pistorius do të kthehet në gjykatë të hënën, për herë të parë prejse është shpallur fajtor muajin e kaluar.

Ai është aktualisht i lirë me kusht.

Pistorius ka vrarë Steenkampin në shkurt të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG