Ndërlidhjet

Dënohet incidenti në Manastirin e Deçanit


Foto arkivi
Foto arkivi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar "vandalizimin e pronës së Manastirit të Deçanit" si "një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm".

Persona të panjohur kanë shkruar të dielën në muret e këtij manastiri mbishkrime si: kalifati, ISIS dhe UÇK.

Jahjaga ka thënë se vandalizimi i një monumenti të trashëgimisë kulturore dhe të karakterit fetar nuk i kontribuon ndërtimit të mirëbesimit mes komuniteteve dhe bie ndesh me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike.

Mbishkrimet janë dënuar edhe nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi.

"Grafite me mesazhe të tilla janë edhe kundër vlerave më të shenjta të luftës për çlirimin e Kosovës. UÇK kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare, por emancipuese, në frymën evropiane", ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se incidenti ka tendencë të qartë antishqiptare.

XS
SM
MD
LG