Ndërlidhjet

logo-print

Kerry, Irakut: Luftoni që të riktheni shtetin tuaj


Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry, ka kërkuar nga Iraku që t’i luftojë militantët e Shtetit Islamik (IS) të cilët po përparojnë me sulmet e tyre në këtë vend.

Kerry, u ka thënë gazetarëve në Kajro se, SHBA beson se me kohë strategjia do të fitojë dhe ndërtohen kapacitetet, ‘kurse Daesh do të bëhet më e izoluar’ , duke iu referuar xhihadistëve të IS, me akronimin e saj në gjuhën arabe.

“Por defitnivisht është në dorë të Irakut që të rimarrë vendin e tij. Janë irakianët në Anbar që duhet të luftojnë për Anbar”, ka shtuar Kerry.

Ai ka folur po ashtu për situatën në Kobani, për çka ka thënë se Uashingtoni është shumë i shqetësuar për ‘tragjedinë’ në këtë vend të Sirisë.

Por, Kerry ka shtuar se fokusi i parë duhet të jetë që të luftohen IS në Irak, që të njëjtën kohë të degradohen në Siri.

Në Uashington, këshilltarja për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Susan Rice, ka thënë për një intervistë më 12 tetor, se Turqia është pajtuar që koalicioni ndërkombëtar të përdor bazat turke, për aktivitetet e tyre në Irak dhe Siri, si dhe për t’i trajnuar rebelët sirian të moderuar, që luftojnë kundër IS.

Ndryshe, më 12 tetor, në veri të Ramadanit, në provincën Anbar, zyrtarët thonë se një shëprthim bombe, ka vrarë shefin e policisë, gjeneral Ahmed el-Dulaimi.

Këshilli i provincës Anbar, ka kërkuar nga qeveria irakiane, që t’i kërkojë SHBA-së, për të dërguar forcat këmbësore, për të luftuar IS.

Por koalicioni kombëtarë i udhëhequr nga SHBA-të, ka miratuar ndihmën për të luftuar IS, vetëm përmes sulmeve ajrore.

XS
SM
MD
LG