Ndërlidhjet

logo-print

Hong Kong, largon disa barrikada


Protestuesit ne Hong Kong

Protestuesit ne Hong Kong

Sot, në Hong Kong ka filluar pastrimi i disa barrikadave të vendosura nga protestuesit pro-demokrat, të cilët kanë bllokuar disa qytete të Kinës, për dy javë.

Ndërkohë që protesta kryesore, e mbajtur përreth zyrëve të qeverisë, mijërëra protestues, shumica studentë, po përballen me policinë, që po kontrollon atë zonë.

Protestuesit, po kërkojnë nga Beijing, që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike në Kinë.

Por, shefi ekzekutiv i Hong Kongut, CY Leung, ka thënë se Kina nuk do të ndryshojë mendjen për formatin e zgjedhjeve më 2017, pavarësisht protestave që zgjasin me javë.

Ai ka thënë se protestat kanë dalë jashtë kontrollit dhe nuk e ka përjashtur mundësinë e përdorimit të forcës për t’iu dhënë fund atyre.

Kina ka lejuar zgjedhjet direkte në Hong Kong më 2017, por thotë se do të krijojë ajo listën e kandidatëve që do të marrin pjesë, çka ka zgjuar reagimin e qytetarëve në kërkim të demokracisë së plotë.

XS
SM
MD
LG