Ndërlidhjet

Konfirmohet Ebola, tek rasti i dytë në Teksas


Ilustrim
Ilustrim

Dyshimet se një punëtor shëndetësor në spitalin e Teksasit (SHBA) është infektuar me virusin vdekjeprurës Ebola, kanë rezultuar pozitive.


Punëtori, ka marrë sëmundjen, edhe pse kishte mjetet mbrojtësë, kohën kur është kujdesur për pacientin me Ebola në këtë spital, i cili vdiq javën e kaluar.


Departamenti i Shëndetësisë në Teksas, ka njoftuar më 12 tetor, se punëtori shëndetësor, ka shfaqur shenjat e sëmundjes, me çrast ai është izoluar nga 10 tetori, për t’ja bërë testet, të cilat rezultuan pozitive.


Ky është punëtori i parë në SHBA, që infektohet me virusin Ebola, edhe pse nuk ka qenë në Afrikën Perëndimore, ku kjo sëmundje dominon.

Punëtori, (emri i të cilit ende nuk është treguar) ka trajtuar viktimën e parë nga ky virus në SHBA, Thomas Duncan, i cili kishte marrrë virusin në Liberi, dhe ka vdekur këtë javë në Teksas.


Shpërthimi i virusit Ebola, i përqendruar në Liberi, Guine dhe Siera Leone, ka vrarë mbi 4,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG