Ndërlidhjet

Ish udhëheqësi i separatistëve pro-rusë, në gjendje të rëndë


Pavel Gubarev, aktivist pro-rusë i Ukrainës lindore

Pavel Gubarev, aktivist pro-rusë i Ukrainës lindore

I ashtuquajturi ish "guvernatori popullit" nga ana e separatistëve që po mbajnë rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore, aktivisti Pavel Gubarev, është në spital në gjendje të rëndë, pasi thuhet se është shtënë me armë zjarri në të.

Mediat ruse, njoftojnë se një sulmues i panjohur ka shtënë me armë zjarri në makinën e ish Gubarev, i cili po udhëtonte sot në rrugën kryesore të Donetskut.

Makina e Gubarev, ka dal nga rruga dhe ka goditur një dru.

Gubarev, është gjetur pavetëdije, dhe është dërguar në spital, ku sipas mediave ruse, gjendja e tij është e rëndë.

Por, gruja e Gubarevsit, Yekaterina ka thënë se burri i saj nuk është sulmuar me armë zjarri, dhe se lëndimet i ka marrë nga përplasja e makinës.

XS
SM
MD
LG