Ndërlidhjet

Një grup i maskuar, përleshet me protestuesit në Hong Kong


Gjatë përleshjes mes te maskuarve dhe protestuesve, në Hong Kong
Gjatë përleshjes mes te maskuarve dhe protestuesve, në Hong Kong

Një grup personash të maskuar, kanë shkatërruar disa barrikada të ngritura nga demonstruesit pro-demokracisë në Hong Kong, duke shkaktuar përleshje.

Disa qindra njerëz, sot, janë mbledhur para demonstruesve, që po qëndrojnë në rrethin kryesorë të bizneseve në Hong Kong, tash sa javë.

Grupi sulmues, shumica kanë mbajtur maska që përdorën gjatë operacioneve, ndërsa kanë hyrë dhe shkatërruar barrikada, duke u përleshur me protestuesit.

Policia, ka arritur që të ndalojë përplasjet, para se situata të dalë jashtë kontrollit, por para se të ndërhyjë policia, grupi ka arritur që të heq disa barrikada.

Protestuesit, shumica studentë, kanë filluar demonstratat

Protestat kanë filluar muajin e kaluar (shtator), pasi që Beijing ka lejuar zgjedhjet direkte në Hong Kong më 2017, por do të krijojë ajo listën e kandidatëve që do të marrin pjesë, çka ka zgjuar reagimin e qytetarëve në kërkim të demokracisë së plotë.

XS
SM
MD
LG