Ndërlidhjet

Rikthehet pjesërisht interneti në Taxhikistan


Ilustrim
Ilustrim

Disa prej uebfaqeve që ishin bllokuar në Taxhikistan, nga data 5 tetor, janë rikthyer.

Sot, është bërë e mundur qasja në Facebook, Wikipedia, dhe disa të tjera.

Po ashtu, mesazhet telefonike që ishin bllokuar javën e kaluar, janë liruar gjatë vikendit të fundit.

Mbi 200 faqe të internetit, përfshirë rrjetet e njohur sociale si Facebook,, YouTube, Twitter, e të tjera janë bllokuar me 5 tetor në Taxhikistan.

Kjo për shkak se interneti është përdorur nga lëvizja opozitare ‘Grupi24’, për të thirrur protesta me 10 tetor në Dushanbe.

Intervenimi i shtetit për të pamundësuar protestën ishte i shpejtë.

Protesta nuk u organizua.

Ndërsa, Gjykata Supreme e Taxhikistanit më 9 tetor, ka shpallur lëvizjen ‘Grupi 24’ si organizatë ekstreme, dhe i ka ndaluar veprimtarinë.

Po ashtu Gjykata, ka premtuar amnesti për të gjithë ata që largohen nga ‘Grupi 24’.

XS
SM
MD
LG