Ndërlidhjet

logo-print

Savchenko, dërgohet në psikiatri


Pilotja ukrainase - Nadiya Savchenko

Pilotja ukrainase - Nadiya Savchenko

Hetuesit rusë thonë se pilotja ukrainase e forcave ajrore, Nadiya Savchenko, e cila nga rusët po mbahet në paraburgim, është vendosur në një spital në Moskë për t’ju nënshtruar ekzaminimit psikiatrik.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka thënë sot se, një ekzaminim i tillë psikiatrik është një procedurë e zakonshme, në rastet kur një person është akuzuar për krime të rënda dhe mund të përballet me dënime më të ashpra të mundshme sipas ligjit rus.

Savchenko, akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rus, të cilët kanë vdekur derisa po mbulonin konfliktin mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë ukrainase në lindje të Ukrainës.

Savchenko, ka mohuar akuzat ndaj saj.

Avokati i saj, Mark Feigin, ka thënë se klientja e tij ka paraqitur ankesë për të kundërshtuar ekzaminimin psikiatrik.

Savchenko është zënë në qershor, dhe Kievi ka refuzuar kërkesën për ta liruar.

Pilotja e forcave ajrore të Ukrainës, Savchenko, 33 vjeçare, gjatë një takimi që ka pasur me konsullin e Ukrainës, ka dhënë detaje për burgosjen e saj, me ç’rast ka treguar se ajo ishte rrëmbyer nga separatistët pro-rusë në tokën e Ukrainës dhe me forcë e kanë transportuar në Rusi.

Konsulli i Ukrainës, Hennadiy Breskalenko, është lejuar të takohet me Savchenkon, për të parën herë më 16 korrik, në një qendër të paraburgimit në qytetin Voronjezh, në pjesën jugperëndimore të Rusisë.

Konsulli ukrainas ka thënë se Savchenko, i ka thënë atij se ishte zënë afër Luhanskut, më 18 qershor, e pastaj ishte transportuar në Rusi, me pranga në duar dhe me thes në kokë.

XS
SM
MD
LG