Ndërlidhjet

logo-print

Turqia ofron bazat ajrore për forcat amerikane


Kobani, ku është koncentruar lufta mes kurdëve dhe militantëve të IS

Kobani, ku është koncentruar lufta mes kurdëve dhe militantëve të IS

Turqia, ka pranuar që Uashingtoni të përdor bazat e saj ajrore, për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Sipas marrëveshjes, e shpalosur nga zyrtarët amerikanë, Turqia po ashtu do të lejojë trajnime për sirianët e ‘moderuar’, në bazat e saj, me shpresë që të krijohet një forcë e aftë për të luftuar IS-in.

Ndërkohë, luftëtarët kurd po vazhdojnë edhe sot me luftimet e tyre për të mbrojtur qytetin Kobani në Siri, afër kufirit turk.

Luftëtarët kurd, kanë njoftuar se ata kanë zhvilluar një ofenzivë të ashpër gjatë natës së fundit për t’i luftuar IS, por sfida e tyre më e madhe është që të mbrojnë Kobanin, për të mos e marrë militantët.

Luftëtarët e IS, gjithashtu janë bërë shqetësim i lartë për forcat pro-qeveritare në Irak, për shkak provinces Anbar dhe rafinerisë së naftës në Baiji, ku militantët po luftojnë për ti uzurpuar.

Me avancimin e xhihadistëve, Turqisë anëtare e NATO-s, i është kërkuar dhe bërë presion që të merrë masa dhe t’i bashkangjitet koalicionit ndërkomëbëtarë të udëhehqur nga SHBA, për sulme ajrore në Siri dhe Irak.

Zyrtarët amerikanë, kanë treguar se Turqia është pajtuar që të i mundësojë Uashingtonit të përdorë bazat e forcave ajrore në Turqim, përfshirë edhe bazën kryesore afër kufirit me Sirinë.

XS
SM
MD
LG