Ndërlidhjet

Pro-rusët fillojnë regjistrimin e kandidatëve për zgjedhje në Donetsk


Ilustrim
Ilustrim

Aleksandr Zakharchenko, është regjistruar zyrtarisht si kandidat për zgjedhjet e planifikuara për të ashtuquajturën ‘Qytetarët e Republikës Donetske’ , që për momentin është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Roman Lyahin, i ashtuquajturi kryetar i komisionit zgjedhor në rajonin e Donetskut, në lindje të Ukrainës, ka njoftuar sot për garuesin Zakharchenko që do të marrë pjesë në zgjedhjet, që do të mbahen muajin e kaluar.

Lyahin, ka thënë se Zakharchenko, i vetëshpallur kryeministër i Republikës Donetske, ka qenë i pari që është paraqitur për të garuar, dhe si i tillë , emri i tij mbetet i pari në listën e fletëvotimeve.

Ende nuk dihet nëse është regjistruar edhe ndojnë kandidat tjetër.

Javën e kaluar, Lyahin dhe Zakharchenko kanë qenë të vetmit që kanë mbledhuer enënshkrime për tu regjistruar në këto zgjedhje.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të tilla lokale në Ukrainë, do të dënohet sipas ligjeve të vendit.

XS
SM
MD
LG