Ndërlidhjet

Jean Tirole fiton Nobelin për ekonomi


Jean Tirole
Jean Tirole

Ekonomisti francez, Jean Tirole, ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi.

Akademia Suedeze e Shkencave ka thënë se Tirole është shpërblyer “për analizat e fuqisë së tregut dhe të rregullores”.

Ajo po ashtu ka thënë se Tirole “ka sqaruar se si të kuptohen dhe rregullohen industritë me disa firma të fuqishme”.

Juria e ka cilësuar atë si “një nga ekonomistët më me ndikim të kohës sonë”.

Tirole është francezi i dytë që shpërblehet me Çmimin Nobel këtë vit.

Patrick Modiano ka fituar Nobelin për letërsi.

XS
SM
MD
LG