Ndërlidhjet

Luftëtarët kurdë, të ndihmuar nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar, vazhdojnë të mbrojnë qytetin e Kobanit nga militantët e Shtetit Islamik.

Këta të fundit kanë nisur ofensivën para afro katër javësh, duke marrë nën kontroll rreth një të tretën e qytetit.

Një luftatër i Shtetit Islamik ka kryer sot një sulm vetëvrasës në veri të Kobanit, pranë kufirit me Turqinë, por nuk ka raporte për viktima.

Ndërkohë, Turqia ka lejuar që bazat e saj ushtarake të përdoren nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, për të kryer sulme ajrore në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG