Ndërlidhjet

Abbott kërkon llogari nga Putini për MH17-ën


Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.
Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se planifikon të kërkojë shpjegime nga presidenti rus, Vladimir Putin, në lidhje me rrëzimin e aeroplanit malajzian në muajin korrik.

MH17 ka qenë duke fluturuar nga Amsterdami për në Kuala Lampur kur është rrëzuar në lindje të Ukrainës. Të 298 pasagjerët, përfshirë 38 australianë, kanë vdekur.

Abbott ka thënë se “ata janë vrarë me mbështetjen ruse”.

“Australianët janë vrarë nga rebelët që mbështeten nga Rusia dhe që përdorin pajisjet nga Rusia”, ka thënë Abbott.

Rebelët pro-rusë kanë mohuar se qëndrojnë prapa sulmit.

Abbott do të takojë Putinin në samitin G20-ës, grupit të ekonomive më të industrializuara, që do të mbahet në muajin nëntor, në Brizbën të Australisë.

XS
SM
MD
LG