Ndërlidhjet

Ukraina me ministër të ri të mbrojtjes


Poroshenko dhe kreu i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Stepan Poltorak.
Poroshenko dhe kreu i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Stepan Poltorak.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka propozuar kreun e Gardës Kombëtare, Stepan Poltorak, për ministër të ardhshëm të mbrojtjes.

Proshenko ka lavdëruar Poltorakun për “profesionalizëm dhe patriotizëm”.

Njoftimi vjen pasi ministri i deritashëm i mbrojtjës, Valeriy Heletey, ka dorëzuar të dielën dorëheqjen e tij.

Ai është kritikuar për vdekjen e rreth 100 trupave ushtarake në lindje të Ukrainës.

Ushtria atje po lufton me separatistët pro-rusë për më shumë se gjashtë muaj.

Mbi 3,600 njerëz janë vrarë në konflikt qysh në muajin prill.

XS
SM
MD
LG