Ndërlidhjet

Dy punëtorë aziatikë gjenden të therrur në Moskë


Rusi
Rusi

Dy punëtorë migrantë nga Azia Qendrore, një nga Kirgizia dhe një nga Uzbekistani, janë gjetur të therrur për vdekje në Moskë.

Sekretarja e Ambasadës së Kirgizisë në Moskë, Aiymkan Kulukeeva, ka konfirmuar se trupat e dy personave janë gjetur në një park në jugperëndim të Moskës.

Policia ruse është në kërkim të dy burrave dhe një gruaje, të identifikuar si të dyshuar.

Autoritetet në Rusi kanë thënë se 14 njerëz janë vrarë këtë vit në sulme të motivuara nga ksenofobia dhe ekstremizmi.

XS
SM
MD
LG