Ndërlidhjet

Edhe 8 sulme kundër IS-it në Siri


Kobani, Siri

Kobani, Siri

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë kryer tetë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri, të dielën dhe të hënën.

“Katër sulme në jugperëndim të Kobanit kanë sulmuar njësitet e Shtetit Islamik dhe kanë shkatërruar një pozicion të qitjes me armë. Ndërkaq, tre të tjera në verilindje të Kobanit kanë dëmtuar disa ndërtesa të militantëve dhe një në Raka ka goditur një kazermë”, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Turqia, ndërkohë, ka lejuar që bazat e saj ushtarake të përdoren nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, për të kryer sulme ajrore në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG