Ndërlidhjet

KFOR-i dënon incidentin në Manastir


Manastiri i Deçanit - foto arkivi
Manastiri i Deçanit - foto arkivi

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Francesco Paolo Figliuolo, ka dënuar fuqishëm vandalizimin që ka ndodhur në Manastirin e Deçanit.

Persona të panjohur kanë shkruar të dielën në muret e këtij manastiri mbishkrime si: kalifati, ISIS dhe UÇK.

Gjenerali Figliuolo ka takuar sot igumenin e këtij manastiri, Sava Janjiq, dhe kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj.

Ata kanë shprehur mospajtimin e tyre me aktin, duke siguruar se do të vazhdojnë të përpiqen për tolerancën ndëretnike dhe bashkëjetesën midis të gjitha komuniteteve fetare dhe etnike.

Gjenerali Figliuolo ka thënë:

“Ky manastir është një trashëgimi kulturore botërore, e njohur nga UNESCO, dhe unë besoj se përfaqëson vlera të përbashkëta për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe të gjithë duhet ta respektojnë atë dhe të kontribuojë në ruajtjen e tij. KFOR-i do të vazhdojë ta mbrojë atë".

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG