Ndërlidhjet

logo-print

Turqia mohon marrëveshjen për bazat ajrore


Turqi

Turqi

Turqia ka mohuar deklaratat e bëra nga zyrtarët amerikanë se ajo u ka lejuar Shteteve të Bashkuara qasjen në bazat e saj ajrore për të sulmuar militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Një zyrtar i qeverisë ka thënë se nuk ka marrëveshje për përdorimin e bazës ajrore Incirlik nga SHBA-ja.

“Negociatat janë duke vazhduar në bazë të kushteve që ka vënë Ankaraja”, ka thënë zyrtari që ka kërkuar të mbetet anonim, raporton AFP.

Baza Incirlik ndodhet në jug të Turqisë, në provincën Andana, në një distancë të shkurtër nga kufiri me Sirinë.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG