Ndërlidhjet

OKB: 180,000 të zhvendosur nga Anbari


Hit, Anbar

Hit, Anbar

Rreth 180,000 njerëz kanë ikur nga luftimet midis forcave irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik në dhe përreth qytetit Hit, në provincën Anbar të Irakut.

Kombet e Bashkuara thonë se civilët kanë nevojë për ushqime, batanije dhe furnizime mjekësore.

Shteti Islamik ka marrë nën kontroll Hitin këtë muaj dhe ka shënuar avancime të tjera në Anbar, çfarë ka alarmuar autoritetet irakiane.

Analistët thonë se kapja e Anbarit do t’i mundësonte Shtetit Islamik të kryente sulme në Bagdad.

XS
SM
MD
LG