Ndërlidhjet

IS avancon në Anbar të Irakut


Anbar, Irak
Anbar, Irak

Zyrtarët irakianë kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë pushtuar një kamp ushtarak në provincën Anbar.

Autoritetet ushtarake kanë thënë se xhihadistët kanë marrë automjetet e blinduara dhe tanket, kanë detyruar trupat irakiane që të braktisin kampin dhe më pas i kanë vënë flakën e atij.

Kampi ndodhet pranë qytetit Hit, të cilin islamistët e kanë pushtuar ditë më parë.

Analistët thonë se pushtimi i Anbarit do t’i mundësonte Shtetit Islamik që të nisë ofensivën në Bagdad.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 180,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në dhe përreth Hitit.

XS
SM
MD
LG