Ndërlidhjet

Rohani, optimist për bisedimet bërthamore


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Teherani dhe fuqitë botërore kanë ende mundësi të arrijnë marrëveshje për programin bërthamor të vendit, para afatit të 24 nëntorit.

Rohani ka thënë se Irani ka “vullnet politik” për të arritur marrëveshje me grupin e gjashtë shteteve, edhe pse vazhdon të ketë dallime të konsiderueshme midis palëve.

Deklaratat e Rohanit, në një mënyrë, bien në kundërshtim me ato të negociatorit iranian, Abbas Araghachi, i cili ka thënë javën e kaluar se bisedimet mund të zgjaten.

Perëndimi do që Irani të reduktojë aktivitetet bërthamore, të tilla si pasurimi i uraniumit, në mënyrë që të mos zhvillojë armë bërthamore.

Irani mohon se ka një qëllim të tillë.

Negociatorët do të takohen për një rreth të ri bisedimesh këtë javë në Vjenë.

XS
SM
MD
LG