Ndërlidhjet

logo-print

Më shumë luftë kundër Ebolës


Pamje mikroskopike e virusit Ebola

Pamje mikroskopike e virusit Ebola

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhe janë pajtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të rrisë përpjekjet “për të adresuar me vendosmëri krizën e Ebolës".

Në lidhje me këtë çështje, Obama ka biseduar edhe me presidentin e Francës, Francois Hollande.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se epidemia e Ebolës kërcënon mbijetesën e shoqërive dhe mund të çojë në dështimin e shteteve.

Shefja e OBSH-së, Margaret Chan ka thënë se shpërthimi i virusit, që ka vrarë mbi 4,000 njerëz në Afrikën perëndimore, ka çuar në krizë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG