Ndërlidhjet

logo-print

MH17: Gjenden gjësende të viktimave


Ukrainë

Ukrainë

Qeveria e Holandës ka thënë se hulumtuesit ukrainas kanë gjetur gjësende, përfshirë pasaporta, valixhe, stoli dhe lodra fëmijësh, në rrënojat e aeroplanit malajzian MH17.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se 40 anëtarë të Agjencisë përgjegjëse për katastrofat në Ukrainë kanë marrë pjesë në rrethin e ri të kërkimeve në lindje të Ukrainës.

Katër zyrtarë holandezë dhe një ekip i OSBE-së kanë qenë po ashtu të pranishëm.

Aeroplani është rrëzuar më 17 korrik në një zonë në lindje të Ukrainës, e cila kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Ai dyshohet se është hedhur poshtë nga sulmi me raketë. Të 298 pasagjerët në bord kanë vdekur. Dy të tretat e viktimave kanë qenë holandezë. Kievi fajëson separatistët për incidentin.

XS
SM
MD
LG