Ndërlidhjet

Ligjvënësit britanikë “njohin Palestinën”


Londër
Londër

Ligjvënësit britanikë kanë votuar të hënën me shumicë dërrmuese në favor të njohjes së Palestinës si shtet.

Megjithatë, ky është një mocion simbolik jodetyrues, i cili nuk ka gjasa të ndryshojë politikën e qeverisë.

Mocioni ka kaluar me 274 vota për dhe 12 kundër.

Britania nuk e klasifikon Palestinën si shtet, por thotë se mund ta bëjë një gjë të tillë në çdo kohë nëse beson se do të ndihmojë përpjekjet për paqe midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar njohjen de-facto të shtetit palestinez më 2012.

Palestinezët duan shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor. Izraeli kundërshton.

XS
SM
MD
LG