Ndërlidhjet

Izraeli: Votimi në Britani minon paqen


Izrael
Izrael

Izraeli ka thënë se vota simbolike në Parlamentin britanik për të njohur shtetin palestinez, kërcënon të minojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Njohja e parakohshme ndërkombëtrare dërgon mesazh shqetësues për udhëheqjen palestineze, se ajo mund të shmangë zgjedhjet e vështira që të dyja palët duhet t’i bëjnë”, ka thënë përmes një deklarate Ministria e Jashtme e Izraelit.

Në anën tjetër, Ambasada e Izraelit në Britani ka thënë se “rruga drejt shtetësisë palestineze shkon përmes negociatave”.

Ligjvënësit britanikë kanë votuar të hënën me shumicë dërrmuese në favor të njohjes së Palestinës si shtet.

Megjithatë, ky është një mocion simbolik jodetyrues, i cili nuk ka gjasa të ndryshojë politikën e qeverisë.

XS
SM
MD
LG