Ndërlidhjet

Tetë të vrarë në Ksinjiang


Foto arkivi
Foto arkivi

Tetë persona janë vrarë në rajonin e trazuar të Kinës, Ksinjiang.

Radio Azia e Lirë raporton se dy ujgurë kanë vrarë tre policë dhe tre zyrtarë të qeverisë, para se janë qëlluar për vdekje.

Dy sulmuesit janë identifikuar si Abdurehim Tuniyaz, 25 vjeç, dhe Ablikim Abudrehim, 26 vjeç.

Thuhet se sulmi ka qenë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tyre derisa ka qenë në ndalim policor.

Ksinjangu ka parë rritje të dhunës në muaj e fundit.

Autoritetet kineze fajësojnë ujgurët myslimanë të rajonit, duke thënë se kërkojnë përmbysjen e sundimit kinez.

XS
SM
MD
LG