Ndërlidhjet

logo-print

Bisedime për strategjinë anti-IS


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë udhëheqësit ushtarakë nga rreth 20 vende, për të diskutuar strategjinë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Takimi i udhëhequr nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, do të mbahet sot në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit.

Në takim pritet të marrë pjesë Turqia, ashtu si edhe vendet arabe që i janë bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, në sulmet ajrore kundër militantëve në Siri.

XS
SM
MD
LG