Ndërlidhjet

Lituania “bëhet gati” për luftë


Ilustrim

Ilustrim

Lituania do të krijojë një forcë të reagimit të shpejtë për t’iu kundërvënë kërcënimeve që ka theksuar kriza në Ukrainë.

Gjenerali i ushtrisë, Jonas Vytautas Zukas, ka thënë se 2,500 trupa do të jenë në gjendje të lartë gatishmërie për t’iu përgjigjur “luftës hibride”, që përfshin sulme nga ushtarë të paidentifikuar, të tillë si në lindje të Ukrainës dhe në Krime.

“Ne duhet menjëherë të rrisim gatishmërinë tonë për veprime të paplanifikuara ushtarake gjatë kohës së paqes”, ka thënë ai.

Kievi dhe NATO-ja akuzojnë Rusinë se ka përdorur taktika të tilla për të aneksuar Krimenë në muajin mars dhe për të ndihmuar separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Rusia e mohon përfshirjen e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Forca e re e Lituanisë do të fillojë së funksionuari më 1 nëntor.

XS
SM
MD
LG