Ndërlidhjet

Regjistrim i popullsisë në Krime


Krime
Krime

Autoritetet ruse po bëjnë regjistrimin e popullsisë në Krime.

Procesi që ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 25 tetor, është i pari në Krime prejse Rusia e ka aneksuar atë nga Ukraina në muajin mars.

Zyrtarja e Shërbimit të Statistikave në Krime, Yelena Tvirovich, ka thënë se banorëve do t’iu jepet një formular i regjistrimit me 33 pyetje.

Pyetjet përfshijnë adresën, llojin e shtëpisë, statusin familjar, të ardhurat dhe identitetin etnik.

Sipas numërimit të vitit 2001, në Krime kanë jetuar 2.34 milionë banorë.

Mbi 60 për qind e kanë identifikuar veten rusë, 24 për qind ukrainas dhe 12.4 për qind tatarë krimeanë.

XS
SM
MD
LG