Ndërlidhjet

Turqia bombardon caqe kurde


Turqi - foto ilustruese
Turqi - foto ilustruese

Mediat në Turqi raportojnë se aeroplanët turq kanë bombarduar zonat e rebelëve kurdë në juglindje të vendit.

Sipas tyre, sulmet ajrore kanë ndodhur në provincën Hakkari.

Ushtria turke ka lëshuar një deklaratë, duke thënë vetëm se forcat e armatosura u janë përgjigjur “në mënyrën më të fuqishme” granatimeve nga rebelët kurdë.

Nëse konfirmohen, këto janë sulmet e para ajrore kundër rebelëve kurdë, prejse grupi militant, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ka shpallur armëpushim vitin e kaluar.

Kurdët në Turqi kanë protestuar në disa qytete, duke kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë aksione kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë rrethuar Kobanin, qytet me shumicë kurde, në Siri.

XS
SM
MD
LG