Ndërlidhjet

Gjeorgji: Arriti luftanija komanduese amerikane


Luftanija USS Mount Whitney në portin Butumi në Gjeorgji
Luftanija USS Mount Whitney në portin Butumi në Gjeorgji

Luftanija e Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara, USS Mount Whitney, ka arritur në portin Butumi të Gjeorgjisë në Detin e Zi.

Kjo është vizita e tretë e kësaj luftanijeje komanduese amerikane në Gjeorgji.

Në shtator të vitit 2008 kjo anije pat sjellur ndihma humanitare në portin Poti, disa javë pas konfliktit të shkurtër ndërmjet Gjeorgjisë e Rusisë.

Në atë kohë politikanët rusë kishin shprehur pretendime se luftanije kishte sjellur armatim për Gjeorgjinë.

Anija Mount Whitney qëndroi në Gjeorgji edhe në nëntor të vitit 2013.

Pritet që kjo luftanije do të udhëheq stërvitje rutinore të kombinuar me Rojën Bregdetare Gjeorgjiane, do të organizoj udhëtime me anije, pastaj do të jepet një koncert për komunitetin lokal dhe do të organizohet një pritje për zyrtarët lokalë, ka njoftuar sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG