Ndërlidhjet

PE: Tonino Picula – kryetar i delegacionit për Kosovë dhe Bosnjë


Tonino Picula

Tonino Picula

Raportohet se anëtari i Parlamentit Evropian nga Kroacia, Tonino Picula, është zgjedhur kryetar i Delegacionit të këtij parlamenti për marrëdhine me Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën, për pesë vitet e ardhshme.

“Bosnjë Hercegovina dhe Kosova ballafaqohen me sfida kërkuese serioze në ambicjet e tyre, që me kohë të hyjnë në Bashkimin Evropian”, tha Picula në një njoftim, dhe ka shtuar se së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit “do të ndihmoj në realizimin e kësaj ambicjeje”.

Delegacioni i Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën i ka 24 anëtarë.

Zoti Picula ishte ministër i jashtëm i Kroacisë në periudhën 2000 – 2003.

XS
SM
MD
LG