Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Sanksionet e perëndimit nuk kanë sjellur paqe në Ukrainë


Sergei Lavrov gjatë fjalimit të sotëm në Moskë

Sergei Lavrov gjatë fjalimit të sotëm në Moskë

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Sergei Lavrov, thotë se sanksionet e perëndimit ndaj Moskës, nuk po ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Mëtutje, në takimin e tij të sotëm në Moskë, me Asociacionin e Bizneseve Evropiane (AEB), zoti Lavrov theksoi se sanksionet janë “të dëmshme” dhe “joligjore” dhe se Evropës do t’i kushtojnë afro 40 miliardë euro këtë vit dhe 50 miliardë euro, vitin e ardhshëm.

Ai nuk i ka shpjeguar burimet ose bazat e këtyre të dhënave.

Lavrov ka shprehur keqardhje për shkatërrimin e lidhjeve të Rusisë me Bashkimin Evropian, që u është bashkuar sanksioneve.

XS
SM
MD
LG