Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët i vranë 6 policë dhe 2 civilë


Pamje pas sulmit të sotëm me bombë në Kabul

Pamje pas sulmit të sotëm me bombë në Kabul

Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku tetë vetë janë vrarë sot nga dy sulme të ndara.

Në provincën Logar janë vrarë 6 policë, ndërsa dy civilë janë vrarë pas një sulmi me bombë në kryeqytetin Kabul.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme.

Këto dy sulme u bënë një ditë pas përleshjes së armatosur në provincën Sar-e-Pul, në të cilën janë vrarë 23 militantë dhe 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit.

XS
SM
MD
LG