Ndërlidhjet

Kocijançiq: Mirëpriten zgjedhjet e rregullta në Bosnjë


Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot e ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve në Bosnjë Hercegovinë.

“Ne e mirëpresim mbajtjen e rregullt të zgjedhjeve dhe mëtutje e kemi parasysh edhe deklaratën e djeshme të vëzhguesve ndërkombëtarë të udhëhequr nga OSBE/ODHIR”, tha Kocijançiq, duke folur sot në Bruksel.

“Derisa rezultatet finale ende duhet të konfirmohen, ajo që Bashkimi Evropian pret është krijimi i shpejtë i të gjitha institucioneve dhe qeverive në të gjitha nivelet, në mënyrë që mund të punoheet në të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet Bosnjë Hercegovina”, tha Maja Kocijançiq.

XS
SM
MD
LG