Ndërlidhjet

logo-print

Time: Ndër të rinjtë më me ndikim – Malala dhe Kakar


Malala Yousafzai dhe anëtarja e ekipit çiklistik të Afganistanit, Salma Kakar, e kryesojnë listën vjetore të revistës Time për të rinjtë më me ndikim në botë.

Në mesin e listës prej 25 të rinjëve, që nuk janë të ranguar, gjenden edhe vajzat e presidentit amerikan, Barack Obama, Malia dhe Sasha, dhe yjet televizive amerikane, motrat Kendall dhe Kylie Jenner.

Malala Yousafzai është bashkëfituese e sivjeme e Çmimit Nobel për Paqe.

Çiklistja Kakar, 17 vjeçare, i ka shprehur ëndrrat e saja për bartjen e flamurit afgan në Lojërat Olimpike.

Ajo është ballafaquar me keqtrajtim dhe ofendim gojor në shoqërinë konservatore, ku shumë njerëz konsiderojnë se është jopërkatëse dhe joislamike për femra, që ta drejtojnë biçikletën.

Revista Time ka njoftuar mbrëmë se këtë listë e ka krijuar duke i analizuar sukseset biznesore të të rinjëve, rëndësinë kulturore dhe ndjekjen në mediat sociale në Internet.

Prej 25 të rinjëve, 20 prej tyre janë vajza.

XS
SM
MD
LG